AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 22:35

Fotolajm/ Moisiu 'zëdhënësi' i Vilma Nushit

Ish presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i ftuar në News 24, doli hapur pro zgjedhjeve moniste që organizon nesër Partia Socialiste.

Sipas tij, presidenti Ilir Meta nuk kishte të drejtë të anulojë 30 qershorin si datë të zgjedhjeve.

“Presidenti nuk kishte të drejtë të anulonte datën 30 qershor. Unë e menaxhova me kujdes situatën, duke iu përmbajtur ligjeve. Me Kushtetutën dhe ligjet duhet të jesh shumë i kujdesshëm, sepse po ta prekësh sadopak, sepse nëse hap një vrimë, uji del dhe situata del jashtë kontrollit", do të shprehej Moisiu..

Por si mund të fliste ndryshe krushku i oligarkes Vilma Nushi, një prej përfitueseve më të mëdha nga tenderat e Rilindjes dhe taksat e shqiptarëve.