AKTUALITET, 3 Korrik 2018, 21:39

Nga Mariza Lino, te... Kathleen Ann Kavalec, ja tre ambasadoreshat amerikane në Shqipëri

Kathleen Ann Kavalec është ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke pasuar në këtë detyrë ambasadorin në largim, Donald Lu.

Por, Zonja Kavalec nuk është e para femër në këtë funksion të lartë diplomatik që vjen në krye të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e treta.

E para është Mariza Lino, e cila shërbeu në periudhën korrik 1996 deri në maj 1999, duke qenë e pranishme në një nga periudhat më të errëta të Shqipërisë, në ngjarjet e vitit të mbrapshtë 1997 dhe situatës së krijuar pas rënies së piramidave financiare. Lino pasoi ambasadorin Jozef Lejk dhe u pasua nga Jozef Limpreht, i cili vdiq gjatë detyrës.

Marsi Ries është e dyta, ajo shërbeu në periudhën tetor 2004-maj 2007, duke u pasuar nga Xhon Uidhers.

Tani vjen Kathleen Ann Kavalec.

/TPZ.AL/