AKTUALITET, 1 Gusht 2020, 22:28

Mjekja: Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit vatrat më të rëndësishme të Covid-19 në Tiranë

Mjekja: Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit vatrat më të


Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një takim me epidemiologët e Tiranë tha se institucionet shëndetësore po përgatiten edhe për periudhën e dimrit që situata e COVID-19 të mos jetë shqetësuese edhe me rrezikun që pritet të shfaqet nga virozat stinës.

Mjekët thanë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në zonat rurale dhe lagjet e Tiranës ku janë përqendruar vatrat e infeksionit të koronavirusit janë në Astiri, tek Fresku dhe tek Kodra e Diellit.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh mjekja në videon që ka shpërndarë ministrja në rrjetin social “Facebook”.

Po ashtu mjekët theksuan se ka një shtim të rasteve te moshat e reja dhe se është dyfishuar numri i grupeve në terren për gjurmimin e tyre.