TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si reperi Stresi i ftuar në emisionin e gazetares Ester Bylyku ne Ora News nuk ka folur vetëm për ndarjen me Kejsin dhe karrierën e tij, por dhe për bëmat e tij të fëmijërisë.
Reperi ka treguar se nuk ka pasur një fëmijëri të zakonshme, pasi në klasën e dytë kur të gjithë moshatarët e tij mendonin si të arrinin të mësonin shumë apo dhe të krijonin ndonjë lojë, ndërsa Stresi mendonte komplet tjetër si të shkonte në Greqi.
Ester Bylyku: Për fëmijërinë tënde nuk ke fol shumë?
Stresi: Edhe fëmijërinë e kam njësoj si tani, nuk kam ndryshuar fare
Ester Bylyku: Cila ka qenë prapësia më e madhe që ke bërë kur ke qenë i vogël?
Stresi: Kam vjedh lekë ne shtëpi. Kam marr dy shokë me vete, jam nisur për Korçë.
Kemi dash me ik në Greqi, por babi im ka qenë shumë i shkathët dhe erdhi më kapi në
Bilisht. Më kapi dhe më rrahu, nga Korça deri në Tiranë
Ester Bylyku: Një sekond sa vjeç ke qenë?
Stresi: Kam qenë në klasë të dytë
Ester Bylyku: Si mo në klasë të dytë?
Stresi: Hë mo në klasë të dytë, ti mos shiko brezin tani, ne në klasë të dytë iknim për
Greqi, tani nuk lëvizin poshtë pallatit.
Ester Bylyku: Në klasë të dytë ka bërë gjithë këto, po pastaj të kapi babi.
Stresi: Më kapi babi më rrahu nga Korça deri në Tiranë.
Ester Bylyku: Të kapi në Korçë?
Stresi: Po më kapi në një hotel refugjatësh.
Ester Bylyku: Po si shkove deri atje?
Stresi: Me fugon, autobus, kemi shkuar kemi fjet në Korçë tek turizmi ka qenë dhe një i madh me ne, e pastaj të nesërmen nuk arritëm dot planin pasi na kapën.
Ester Bylyku: Kur fëmijë ke qenë kaq i shkathët po adoleshent, kush ka qenë një gjë për të cilën pendohesh?
Stresi: Adoleshent çfarë nuk kam bërë, kam gjëra shumë të këqija nuk dua t’i them në ekran.
Ester Bylyku: Të keqen më të vogël?
Stresi: Për mua e keqja më e vogël ka qenë ikja nga shtëpia, aty kam marr dhe emrin Stres nga nëna.
Duket se reperi as fëmijë nuk i ka pasur mirë punët me ikjet nga shtëpia.