TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka reaguar për shkarkimin pa motivacion të mjekut të QSUT, Ilir Allkja, i cili pak ditë më parë denoncoi mungesën e veshjeve speciale për personelin mjekësor.
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bradhi në një postim në facebook thotë se të shkarkosh një mjek në kohën kur kërkohet mobilizim për të mposhtur koronavirusin, është një sjellje kriminale.
Teksa dënon këtë veprim kundër mjekut Allkja me eksperiencë 27 vjeçare, Bardhi thotë se largimi pa motivacion nga puna është një sulm politik nga kryeministri Rama.
Reagimi i plotë:
Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.
Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.
Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht.
Mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve.