AKTUALITET, 6 Gusht 2020, 16:35

Mbetet i lartë numri i të shtruarve në spitalet COVID, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

Mbetet i lartë numri i të shtruarve në spitalet COVID, ja sa

Shqipëria ka regjistruar sot një tjetër shifër të lartë rastesh të reja me koronavirus, 127, ndërsa fatkeqësisht gjashtë persona humbën jetën.

Ndërkohë vijon të jetë i lartë edhe numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, ku 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i personave të infektuar ka shkuar në 6016, ndërsa raste aktive janë 2673.

Fatkeqësisht 188 persona kanë humbur jetën, ndërsa luftën me virusin e kanë fituar deri më tani 3155 qytetarë.