TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë 24 orëve fundit janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë gjashtë persona nuk e kanë fituar betejën me COVID-19.
Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, tre qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72-vjeçare nga Fieri, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.
Humbje jete në total janë 188: Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2 dhe Berat 1.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat pasi rreziku është ende prezent.