TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon të zgjerojë më tej përfshirjen e bizneseve në platformën “Pasqyra e Çmimeve”, duke përfshirë edhe subjektet më të vogla dhe pikat e shitjes me pakicë.
Gjatë prezantimit të nismës, Rama u ndal te lëvizjet e çmimeve në treg, duke theksuar se në disa raste ato mund të jenë të paligjshme dhe të përbëjnë spekulim, për të cilin parashikohen edhe gjoba.
Kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht masave ligjore, synimi kryesor mbetet bashkëpunimi me bizneset dhe zgjerimi i pjesëmarrjes në këtë nismë.
“Natyrisht që ky nuk është fundi, është fillimi i një procesi ku ne duam të përfshijmë gjithnjë e më shumë subjekte, duke pasur parasysh këtu edhe subjektet më të vogla, edhe pikat e shitjes të pakicës, të cilat janë pika ku siç e tha ministrja, shpeshherë ndodh që çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye ligji parashikon edhe gjobë në rast se ato çmime janë spekulim, por përsëri përpjekja jonë, thirrja jonë do të jetë në mënyrë të vazhdueshme mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirja në këtë nisëm.
Nga ana tjetër, sot janë mbi 200 artikuj që janë pjesë e kësaj pasqyre. Synimi është që deri në fund të vitit ato të jenë 1.000 dhe kështu të gjithë pa përjashtim të kenë një pamje shumë të qartë të situatës së çmimeve në mënyrë të përditshme”, tha Rama.