TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.
Pavarësisht se janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, jo të pakta kanë qenë rastet kur ata janë kapur mat nga paparacët. Mirëpo me sa duket ata tashmë kanë filluar të mos fshihen më dhe mbrëmjen e djeshme kanë shkëmbyer edhe komente më njëri-tjetrin në Instagram.
Në një video të postuar nga Luana në Instagram ka komentuar edhe Krenari, duke iu dhënë fund edhe zërave që kanë qarkulluar së fundmi se lidhja e tyre është në krizë.
https://www.instagram.com/p/Bl8hpzNlAyZ/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=10w13pqzr9q84
“Ulqini a jeni gati sonte? Zjarr!”, ka shkruar Luana krahas videos ku shfaqej ajo.
Kaq ka mjaftuar dhe i dashuri i saj ka bërë një koment me nota humori që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
“Dikush të thërrasë zjarrfikësen”, komenton Krenari.
“Haha thirri ti”, ja ka kthyer Luana duke qeshur me lot.
