LIFESTYLE, 5 Shtator 2022, 14:27

Kastro Zizo për disa artistë shqiptarë: Janë rritur me gjizë e hudhra dhe bëjnë si diva…

Kastro Zizo për disa artistë shqiptarë: Janë rritur me

Këngëtari Kastro Zizo ka folur mbi koncertet dhe tërheqjen nga muzika.

Në një intervistë në "TV Klan" Ai sqaroi se prej 3 vjetësh ka hequr dorë nga problemet me abuzimin e si pasojë, është tërhequr edhe nga skena.

Ai ka treguar arsyet pse nuk ka qenë i pranishëm në koncerte gjatë sezonit veror, si gjithë këngëtarët e tjerë që sapo mbyllën një periudhë të nxehtë.

Si është e vërteta e koncerteve?

Kastro Zizo: E vërteta e koncerteve është se kam refuzuar koncertet dhe e vërteta e koncerteve është se nuk janë koncerte.

Besomëni që edhe artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet.

Një sekondë tani. Edhe Christina Aguilera ka qenë në dasmë në Rusi.

Kastro Zizo: Po ka qenë se i ka dhënë petullat ai, i ka dhënë lekët ai njeriu dhe ka kënduar.

Është një gjë që Christina e ka pranuar, di dhe është një industri tjetër dhe është një gjë tjetër që X artistë këtu të rritur me gjizë e hudhra ta shesin personalitetin e vet si diva apo divër internacionalë.

Problemi është te gjiza dhe hudhra, se gjizë dhe hudhra ka ngrënë edhe Michael Jackson?

Kastro Zizo: Pak kohë ka ngrënë ai gjizë e hudhra.