TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elon Musk është shprehur së fundmi se nuk ka marrë ende një vendim për të rikthyer Donald Trump në Twitter, pavarësisht se ka lejuar Kathy Griffin, Jordan Peterson dhe The Babylon Bee të kthehen në platformën e mediave sociale.
Shefi i Twitter, njoftoi se Griffin do të rikthehej në mediat sociale pasi u pezullua për imitimin e tij në Twitter javën e kaluar.
Gjithashtu u kthye edhe autori dhe psikologu konservator Dr. Peterson, i cili u pezullua nga platforma pasi tha se yllit transgjinor Elliot Page ia hoqi gjoksin një ‘mjeku kriminel’. Babylon Bee, e cila iu kufizua llogaria e saj në mars për emërimin e ndihmës sekretares amerikane për shëndetësi Rachel Levine, një grua transgjinore, “Burri i Vitit”, mori gjithashtu akses të plotë në llogarinë e saj.
Musk ka kritikuar gjerësisht politikat e pezullimit të Twitter-it dhe pas blerjes së tij prej 44 miliardë dollarësh, u zotua të rikthejë figura të shquara, si Donald Trump, i cili u hoq nga platforma për deklaratat pas trazirave të 6 janarit në Kapitol.
Njoftimi i fundit i CEO-s vjen pasi kompania humbi 1200 punonjës të cilët refuzuan ultimatumin e Musk për t’iu përmbajtur një mjedisi të ri pune “hardcore” ose për të dhënë dorëheqjen.