TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka vizituar Vorën, për të parë nga afër problematikën e banorëve në këtë zonë.
Kryemadhi tha se nuk beson tek Reforma në Drejtësi, duke shtuar se Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë.
“Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shpopulluar. Më 25 prill do bashkohemi të gjithë. Reforma në drejtësi është për t’i shërbyer Edi Ramës. S’mund të na marrë zvarrë një i çmendur.
Sa vjen e iu ngushtohet laku, edhe gjashtë muaj iu kanë ngelur. Si nuk u ngop ky, detin po, pronat po, çdo gjë. Rama do të grabisë Kushtetutën, por Ilir Meta si president nuk e lejon”, deklaroi Kryemadhi.