AKTUALITET, 21 Tetor 2020, 15:12

Një viktimë dhe 124 raste të reja me Covid në Kosovë

Një viktimë dhe 124 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar pozitiv me Covid 124 raste të reja dhe ka humbur jetën një person.

Në orët e fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 persona kanë humbur jetën.