AKTUALITET, 4 Korrik 2020, 11:15

Koronavirusi futet në Bashkinë e Kavajës, gjashtë të infektuar

Koronavirusi futet në Bashkinë e Kavajës, gjashtë të


Ministria e shëndetësisë raportoi se ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë gjashtë persona në qytetin e Kavajës.

Abc News raporton se të gjashtë rastet pozitive i përkasin administratës së bashkisë së këtij qyteti.

Ndërkohë pesë prej tyre janë vetëkarantinuar në shtëpi ndërsa një tjetër kërkonte shërbim të specializuar dhe është dërguar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ende nuk dihet se si janë infektuar punonjësit e kësaj bashkie.