TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konflikti mes dy familjeve në Ksamil vijon që prej tre vitesh. Në qendër të konfliktit është një plazh që pretendohet nga të dyja familjet Pollo dhe Ziflaj të cilat kanë bizneset pranë njëra-tjetrës.
Këto dy familje kanë konflikt të hapur me njeri-tjetrin. Konflikti i parë daton në 29 maj 2017, kur nga konflikti i atëhershëm u plagosën disa persona dhe u arrestuan 2 pjesëtarë të familjes Pollo dhe 2 të familjes Ziflaj.
Ndërsa vitin e kaluar, policia sekuestroi shezlonët në plazhin e familjes Pollo, objekt i konfliktit me familjen Ziflaj. Pollot disponojnë kontratë me ish-komunën për marrjen në pronësi të plazhit. Nga sherri i ndodhur sonte, tre persona u plagosën me thika e mjete të forta. I plagosur më rëndë është Flamur Pollo, 41 vjeç i cili pritet të niset drejt Tiranës.
TË PLAGOSUR
Flamur Pollo 41 vjeç,
Petro Lula, 25 vjeç
Ilia Lula, babai i 25-vjeçarit, 48 vjeç
Ilia dhe Petro Lula janë nipa në familjen Ismailanji, ndërsa Pollo është dhënder i familjes. Familja Ismailanji dhe Pollo janë në konflikt me familjen Ziflaj.