TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin "Tempora" në Ora News, ku ka folur për vendimin e KLGJ për t'ju drejtuar partnerëve ndërkombëtarë lidhur me mandatin e Ardian Dvoranit.
Meta tha se do të presë deri në fund procesin e KLGJ dhe se në çdo rast, përgjegjësia do të jetë tërësisht e tyre.
Por, Presidenti komentoi edhe rolin e ndërkombëtarëve në disa prej ngjarjeve më të kontestuara, përfshirë zgjedhjen e ish kryeprokurores Arta Marku në shkelje të Kushtetutës. Meta deklaroi se në Shqipëri, shkeljet e Kushtetutës janë bërë me bekimin e ndërkombëtarëve dhe se "politikanët shqiptarë, për qëllimet e tyre të pasinqerta, nuk i referohen Kushtetutës por ndërkombëtarëve".
"Nuk ka ndonjë rast të shkeljes së Kushtetutës që nuk është bekuar nga ndërkombëtarët.
Por, ndërkombëtare është dhe zonja Glover edhe Këshilli i Europës që reaguan kur duhej.
Populli shqiptar duhet të përbuzë ata politikanë, që për të justifikuar qëllimet e pasinqerta, nuk i referohen Kushtetutës por ndërkombëtarëve.
Ky është problem ynë themelor. Kur u intereson politikanëve shqiptarë, u referohen ndërkomëbtarëve. Kush i ka votuar këta ndërkombëtarë?
Ne Kushtetutën me ndërkombëtarët e kemi bërë.
Llogaria duhet t'u kërkohet politikanëve shqiptarë, që fshihen pas ndërkombëtarëve. Populli shqiptar duhet të çlirohen nga kjo psikozë manipuluese. Ca na thonë ndërkombëtarët? Ka ndonjë ndërkombëtar që tallet me Kushtetutën në vendin e tij?", u shpreh Meta.
/TPZ.al/