TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, shprehet se kreu i qeverisë, Edi Rama, po largon çdo përgjegjësi nga vetja për krizën e emigrantëve shqiptarë në Kakavijë.
Mesazhi i plotë i Klevis Balliut
RAMA NJË STRUC
Edi Rama po sillet si një struc, në fillim tha se po flas me autoritetet Greke në telefon, gjë të cilën nuk e vërteton dot.
Pastaj dërgon Ministren e Mbrojtjes që deklaron se; kjo nuk është punë për mua dhe nuk është përgjegjësia ime.
Edvin struci fut kokën në rërë kur bëhet fjalë për problemet e qytetarëve dhe të vendit.
Rama bëri strucin në kohën e tërmetit ku qytetarët mbeten në qiell të hapur.
Rama bëri strucin në kohën e pandemisë ku nuk i dha asnjë ndihmë qytetarëve të izoluar dhe të mbetur pa punë, duke shpërndarë vetëm 40 mln euro.
Dhe tashmë në rastin e Kakavijës bën strucin duke thënë; skam çfarë bëj.
Struci Rama duket se e nxjerr kokën vetëm nëse ka ndonjë tender apo koncesion.
Për vjedhje e grabitje milionash Rama shfaqet kudo, por kur bëhet fjalë tu përgjigjet qytetarëve ai fshihet si STRUCI.