TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja shqiptare, Leonora Poloska, dikur ishte shumë aktive në tregun muzikor shqiptar.
Ndërsa tashmë, ajo është tërhequr paksa, duke i kushtuar më shumë rëndësi jetës private.
Megjithatë, Leonora vazhdon të ndajë me fansat momente të ndryshme në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjen që dëshirojnë përmes “Ask me” në Instastory.
Mirëpo një nga pyetjet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë:
“Nëse kishte operacione plastike dhe nëse do të bënte ndonjëherë”?
Këngëtarja ishte e prerë në përgjigjen e saj, duke u shprehur se e pëlqen veten siç është, ndaj dhe nuk ka kryer ndërhyrje e as nuk e ka ndër mend.
“Jo nuk kam bërë. S’do kisha bërë sepse e dua veten ashtu si jam…fundi fundit muzika buron prej shpirtit, prek zemrat e të tjerëve pa e parë askush”, ka shkruar Poloska në përgjigjen e saj.
Kujtojmë që kënga e fundit që ajo solli për fansat vazhdon të mbetet balada “S’ishte fat”, që e publikoi në tetor të vitit të kaluar.