TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autori i aksidentit me një vīktimë mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Elbasanit është shtetasi me inicialet Sh.B., 20 vjeç.
Në të dhënat e publikuara nga policia rajonale, mësohet se ai ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi përplasi shtetasin D.Gj., 57 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Sipas policisë 20-vjeçari kishte marrë me qira një makinë tip “BMW” dhe me të po lëvizte kur ndodhi aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip BMW të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.