AKTUALITET, 6 Maj 2020, 13:27

Kapja e universiteteve, Këlliçi: Atë që s'e bëri me Shullazin, kërkon ta bëjë me koronavirusin

Kapja e universiteteve, Këlliçi: Atë që s'e bëri


Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë se po vjedh zgjedhjet në Universitete.

Me një shënim në Facebook, Këlliçi bën të ditur se 52 shtete kanë shtyrë zgjedhjet lokale apo politike, veç Shqipëria nuk shtyn dot zgjedhjet në Universitete.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

52 shtete kane shtyre zgjedhjet politike ose lokale ne te gjithe boten gjate ketij viti, per shkak te Covid-19!

Vetem Shqiperia nuk shtyn dot zgjedhjet ne universitete! Pyetja eshte: A jane zgjedhjet ne universitet me te rendesishme se te gjitha zgjedhjet qe do te mbaheshin ne keto 52 shtete?!

Sigurisht qe jo, por cdo vend ka prioritet e tij! Keto 52 vende kane prioritet shendetin dhe jeten e qytetareve, nderkohe qe qeveria e Edi Rames ka prioritet venien nen kontroll dhe kapjen e universiteteve.

Ate qe nuk beri dot me Shullazin, kerkon ta beje me coronavirusin!