TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka publikuar ditën e sotme projektin e saj të parë të albumit “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit.
Kënga e parë, që shënon edhe rikthimin në muzikë të Ronelës pas një mungese gati një vjeçare, mban titullin “Prologue”.
Këngëtarja shfaqet me tre pamje të ndryshme në videoklip, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ajo ka treguar më parë se “Prologue” shpreh dualizmin e personaliteteve dhe luftën me veten për të mos pranuar asnjëherë humbjen.
Pas kësaj kënge, Ronela ka paralajmëruar se do të publikojë “Shumë i mirë” në 10 prill dhe “Aventura” në 1 maj.
Gjithashtu në fund të majit dhe fillim të qershorit ajo ka zbuluar se do të dalin e dy këngë të tjera që do të jenë bashkëpunime, por emrat e artistëve nuk i ka treguar akoma.