LIFESTYLE, 15 Mars 2021, 09:28

Publikoi bukuritë e Shqipërisë, Mark Zuckerberg i dërgon mesazh të riut shqiptar

Një i ri shqiptar përmes një postimi në Instagram ka publikuar një video ku duken të gjithë skajet e Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol. Videoja e krijuar nga Erald Halili, duket se nuk ka kaluar pa u parë edhe nga themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg. Së fundmi, Halili ka ndarë në InstaStory suksesin e radhës, ku vihet re mesazhi që i ka dërguar Mark Zuckerberg. Sipas postimit të publikuar nga i riu themeluesi i Facebook ka uruar shqiptarin. “Çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente? Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories. Urime”, thuhet në mesazhin e Zuckerberg.