TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të jesh si Andri Shevçenko, është padyshim e vështirë. Legjenda e Milanit, ka fituar gjithçka me fanellën kuqezi, dhe në fushë, shumë pak mund të jenë me cilësitë e tij.
Por, një episod interesant ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Napolit. Më saktë, në zonën që njihet si Boskoreale, një 40-vjeçar polak, pretendonte se quhet Andri Shevçenko. Edhe pse ngjashmëria, duhet theksuar, ishte e madhe me ukrainasin e Milanit, autoritetet policore e kanë kuptuar se bëhej fjalë për një kriminel, i cili ishte dënuar me arrest shtëpie.
Siç raportojnë mediat italiane, karabinierët e kanë gjetur të dehur, ndërkohë që një javë më parë, personi në fjalë ishte larguar nga shtëpia, edhe pse e kishte të ndaluar, pasi dënimit që kishte marrë për akuzën e një serie vjedhjesh.
Pas disa ditësh kërkimesh, policia e gjeti në një fermë të madhe. Ai nuk tentua të largohej, por përkundrazi, përdori emrin e Andri Shevçenkos, duke pretenduar se ishte ai. Por, karabinierët nuk u gënjyen nga diçka e tillë, dhe hajduti u dërgua menjëherë në burg.