AKTUALITET, 9 Mars 2019, 17:27

E tmerrshme, huliganët e Olimpiakosit therin me thikë një femër/ VIDEO

E tmerrshme, huliganët e Olimpiakosit therin me thikë një

Pesë huliganë të skuadrës greke të Olimpiakosit të Pireut, kanë masakruar me grushte dhe thikë një tifoze femër, faji i vetëm i së cilës ishte të qenurit tifoze e Panathinaikosit!

Ngjarjen e raporton media greke “Newsbomb”, që ka shpërndarë një video, ku shihen tifozët meshkuj të rrahin pa mëshirë tifozen femër dhe të vijojnë ta godasin dhe kur ajo është e shtrirë në tokë dhe ka humbur ndjenjat.

Një nga tifozët ka thikë në dorë dhe shikohet të ulet e të godasë tifozen e Panathinaikosit, e cila ulëret nga dhimbjet derisa qëndron e pa lëvizur në tokë.

Ajo është plaçkitur nga huliganët, ndërsa nuk ka informacion as për gjendjen e tifozes së masakruar dhe as për agresorët.