BOTA, 20 September 2026, 12:19

Ish-drejtori i CIA-s publikon shifrat tronditëse: 1.2 milionë ushtarë rusë të vrarë ose të plagosur në Ukrainë

Ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali amerikan në pension, David Petraeus, ka dhënë një vlerësim të ri mbi humbjet e forcave ruse gjatë luftës në Ukrainë, duke thënë se numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur ka kaluar shifrën 1.2 milionë.

Petraeus deklaroi se Rusia ka pësuar humbje jashtëzakonisht të mëdha gjatë konfliktit, ndërsa në muajt e fundit ritmi i humbjeve ruse në fushë-betejëë është rritur ndjeshëm. Sipas tij, forcat ukrainase po i shkaktojnë ushtrisë ruse më shumë humbje sesa numri i ushtarëve që Moska arrin të rekrutojë.

Gjenerali amerikan theksoi se vetëm gjatë periudhave të fundit Rusia ka humbur më shumë se 20 mijë ushtarë në muaj, duke përfshirë të vrarë dhe të plagosur. Ai e përshkroi këtë nivel humbjesh si jashtëzakonisht të lartë për një konflikt të këtij lloji.

Petraeus ka vënë në dukje përmasat e mëdha të kostos njerëzore të luftës për Moskën.

 

Vlerësimet për humbjet ushtarake në luftën Rusi-Ukrainë ndryshojnë ndjeshëm dhe është e vështirë që shifrat të verifikohen në mënyrë të pavarur, pasi të dyja palët publikojnë të dhëna të kufizuara dhe shpesh kontradiktore.

Petraeus, i cili ka shërbyer si komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan dhe më pas si drejtor i CIA-s, vijon të jetë një nga zyrtarët amerikanë që ndjek nga afër zhvillimet ushtarake dhe strategjike të luftës në Ukrainë.