LIFESTYLE, 18 Nëntor 2020, 13:38

Infektohet me Covid-19 Eneda Tarifa, izolohet në shtëpi bashkë me të bijën

Infektohet me Covid-19 Eneda Tarifa, izolohet në shtëpi bashkë me

Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Eneda Tarifa ka zbuluar sot se është prekur nga koronavirusi dhe se është vetëizoluar menjëherë bashkë me vajzën e saj. Tarifa ka treguar se ka humbur shijen dhe kjo e ka shtyrë të bëjë tamponin. Ndërsa vajza e saj ka qenë në gjendje gripale për dy ditë me temperaturë 37.5-37.9. Sakaq, Eneda është treguar optimiste, ku ka theksuar se nuk po merr asnjë mjekim, sepse nuk ka asnjë shenjë të dukshme.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

“Dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë nga diku, por nuk e di se nga ku, sepse unë jam shumë e kujdesshme. Jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë, e vetmja që më shtyu të bëja tampon ishte fakti që humba nuhatjen, ndërkohë që unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq. Tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka. Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa duket ky është maksimumi i simptomave të mia”, ka thënë ajo, gjatë një videoje live në rrjetet sociale.