TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin "A show" të Adi Krastës në Syri Tv, ku ka folur për aferën e inceneratorëve, një çështje mjaft e nxehtë që është rikthyer në vëmendje të publikut, pasi PD ka denoncuar në SPAK një numër personash, si grup i struktuaruar kriminal, pëfshirë kryeministrin Rama dhe ish ministrin Ahmetaj.
“Kemi realizuar një program për inceneratorët më 30 nëntor të vitit 2017. Është programi ‘Në mbretërinë e pasur të plehrave’.
Plehrat emrat kanë të tillë, por ato mbajnë një kategori të madhe njerëzish nga të dy ekstremet. Ekstremi i parë janë ata që i shohim te koshat e plehrave, me kokën e ngulur nëpër kazanë, që sigurojnë përditshmërinë e tyre. Pastaj vijnë të pasurit e mëdhenj që jetojnë me plehrat, vjen mafia. Me mafian mpleksen në lojë edhe segmente të shtetit.
Rakipi komentoi edhe pamjet e paraqitura në emision të inceneratorit të Elbasanit në vitin 2017.
“Tani atje në Elbasan pajisja e ka marrë një emër. Por, kur ne bëmë emisionin, nuk kishte emër. E bukura është, se asnjë nuk kishte përgjigje se nga vjen kjo pajisje. Unë i pyesja, nga vjen kjo pajisje kaq e rëndësishme dhe nuk kishte asnjë përgjigje. ,” tha Rakipi.
Rakipi tha se emisioni për inceneratorët u transmetua, por përpara transmetimit, ka patur ndërhyrje nga një koleg gazetar për të mos u marrë me aferën e inceneratorëve.
“Ne e përgatitëm këtë emision dhe më erdhi një koleg dhe me kërkoi takim. Befas ai më kërkoi që të mos publikoja këtë emision në televizion. Nuk e pranova këtë gjë. Ua thashë kolegëve të mi, Fatos Lubonjës dhe Andi Bushatit këtë dhe fillimisht nuk më besuan, por më pas u qartësua.” tha Rakipi.