TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
30 nxënës janë shtruar me urgjencë në spital pasi u helmuan gjatë mësimit në në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’ në Fier. Ngjarja vjen një javë pasi në të njëjtën shkollë u helmuan 6 nxënës në laboratorin e Kimisë.
VIDEO:
[video width="400" height="220" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/video-1.mp4"][/video]
Sic edhe shikohet nga pamjet gjendja e nxënësve paraqitet e rëndë. Ambulanca të shumta kanë transportuar nxënësit për në spitalin e Fierit .
VIDEO:
[video width="400" height="220" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/video-2.mp4"][/video]
Menjëherë pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të ish deputetit të Fierit Luan Baçi .
Ky i fundit u shpreh se helmimi i nxënësve ishte krim shtetëror, pasi disa më parë ai i bëri me dije Prokurorisë të hetonte edhe faktin se shkolla ishte dezinfektuar nga bashkia ditët e fundit, me lëndë të rrezikshme për shëndetin:
“E pafalshme dhe e paimagjinushme, papërgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë dhe e Drejtorisë Arsimore në Fier, tha Baçi. - Përsëri jeta e nxënësve te shkolla “Janaq Kilica” në rrezik. Helm në të gjithë ambientet e shkollës, nxënës që ikin me urgjencë në spital. Shteti ka rënë.
Do të duhej t’u bëja thirrje deputeteve të qarkut, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojnë. I bëj thirrje qytetarëve të Fierit, prindërve të nxënësve të rrezikuar nga papërgjegjshmëria që të marrin në dorë fatet e fëmijëve të tyre. Ne na kanë në krahë,”ka theksuar Baçi.
Ndërkohë,Policia e Fierit ka reaguar mbi ngjarjen e sotme në shkollën ‘Janaq Kilica’, ku mbi 30 nxënës përfunduan në spital. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.
“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”, – thuhet ne njoftimin e policisë.