AKTUALITET, 12 Dhjetor 2020, 15:45

Gjykata e Tiranës liron tre të arrestuarit e parë në protestën për vrasjen e të riut

Gjykata e Tiranës liron tre të arrestuarit e parë në

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për tre të arrestuarit e parë në protestën e 9 dhjetorit, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha

Protestuesit e arrestuar Altin Koçi, Robert Poshnjari dhe Vilson Kulemani, janë akuzuar për dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë gjatë protestës së datës 9 dhjetor.

Ndërkohë prokuroria në kërkesën e saj më parë kishte kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për dy nga të ndaluarit dhe arrest shtëpie për tjetrin.