AKTUALITET, 12 Dhjetor 2020, 12:59

Shkatërrim total, shihni si ka përfunduar selia e Partisë Socialiste në Shkodër (FOTO)


Partia Socialiste në Shkodër është thuajse e shkatërruar. Protestuesit kanë hyrë brenda, dhe kanë shkatërruar objektet. Ata kanë nxjerrë dokumenta dhe sende të ndryshme, të cilave më pas u kanë vënë flakën.

FNSH ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të larguar protestuesit, por ka qenë tepër vonë, sepse selia është dëmtuar rëndë.