LIFESTYLE, 19 Nëntor 2020, 17:39

Fatmir Hysenbelliun e kap Covidi, izolohet në dhomë panoramike dhe lajmëron miqtë të marrin masa (video) 

Fatmir Hysenbelliun e kap Covidi, izolohet në dhomë panoramike dhe

Djali i Irfan Hysenbelliut, Fatmiri, është infektuar me koronavirus dhe e ka lajmëruar këtë fakt në rrjetet sociale. Fatmiri është izoluar në një dhomë të "xhamtë", me pamje ekskluzive nga pallatet e shumta të Tiranës, kur përveç krevatit ka edhe një pistë vrapi, që të mos humbasë asnjë minutë kohë nga stërvitja edhe gjatë izolimit, kur është në luftë me Covidin. Ai ka postuar një mesazh, ku lajmëron miqtë se është mirë dhe i fton të marrin masa. Ja lajmërimi i Hysenbelliut: "Të nderuar miq, Sot dua të ndaj me ju një mesazh të rëndësishëm, që ndonëse personal, në këto ditë të vështira impakton secilin prej nesh. Në mënyrë rastësore, pa konstatuar asnjë simptomë, kam kryer ditët e fundit testin COVID, ku kam rezultuar pozitiv. Menjëherë sapo jam informuar për rezultatin e testimit jam vetëkarantinuar dhe kam ndërprerë çdo kontakt me bashkëpuntorët dhe miqtë e mi. Ndërkohë, edhe pse tërësisht asimptomatik, jam në komunikim të vazhdueshëm me mjekun për monitorimin e gjendjes. Në gjithë këtë situatë, duke qenë i ndërgjegjshëm për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje të pabesë, sidomos ndaj personave më vunerabël, kam bërë maksimumin të ruaj familjen e të afërmit, bashkëpuntorët e miqtë. Doja ta ndaja këtë eksperiencë me ju, që t’i shtohem zërave që bëjnë thirrje për kujdes e vetëpërmbajtje, sidomos nga të rinjtë. Edhe kjo gjë është ajo çfarë do të kërkoja nga secili prej jush: ju lutem të bëjmë kujdes në këto ditë të vështira, të “sakrifikojmë” pak nga siguria që na jep mosha e të ruajmë njerëzit tanë të dashur! Është shumë bukur t’i kemi mes nesh çdo ditë e të ndajmë me ta gëzimet e përditshme, por shumë e dhimbshme të ngushëllojmë njëri-tjetrin me fjalë të zgjedhura në rrjetet sociale. Ndaj le të përpiqemi pak sot që t’ja dalim të gjithë mbanë! Ju falenderoj nga zemra!"