TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipërmarrësi amerikan dhe pronari i SpaceX, Elon Musk ka njoftuar datën e shumë pritur nga njerëzit se kur do të mund të udhëtojnë për në planetin Mars.
Ai, duke folur në ndarjen e çmimeve Axel Springer në Gjermani është shprehur se “ndoshta do të bëhet për gjashtë vjet. Nëse jemi me fat, mbase katër vjet më vonë”.
Musk gjithashtu tha se një anije pa njerëz është planifikuar të dërgohet në Mars brenda dy viteve, dhe kapsula Crew Dragon e prodhuar nga SpaceX, ka filluar testimin.
Janë, Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker nga NASA si dhe Soichi Noguchi nga Agjencia e Kërkimeve Hapësinore Japoneze, ata që janë dërguar në stacionin hapësinor me kapsulën e Crew Dragon.