AKTUALITET, 17 Janar 2019, 15:34

‘’Edi Rama, Erion Veliaj, ikni nga Shqipëria”, thirrjet që i ”prishën ditën” kryebashkiakut të Tiranës (Video)

‘’Edi Rama, Erion Veliaj, ikni nga Shqipëria”, thirrjet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shkuar ditën e sotme në zonën e Astirit, për të inaguruar njësinë nr 14 në këtë zonë.

Banorët e Astirit, të cilët tashmë prej muajsh po protestojnë për mbrojtjen pronave të tyre, pasi banesat e tyre rrezikojnë të shemben në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, e kanë pritur Veliajn me protesta.

Ata janë bërë gardh pranë njësisë 14 dhe dëgjohen me thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe Veliajt.

‘’Edi Rama, Erion Veliaj, ikni nga Shqipëria, valixhet ua japin qytetarët e Unazës së Re”, dëgjohen thirrjet e qytetarëve, poshtë zyrës ku Veliaj zhvillonte takimin.