AKTUALITET, 31 Korrik 2021, 10:10

Dyshohet se i vuri zjarrin tokave në Ksamil, arrestohet 25-vjeçari

Dyshohet se i vuri zjarrin tokave në Ksamil, arrestohet 25-vjeçari

Është arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies në Ksamil.

Mësohet se ai është një 25-vjeçar banues në Ksamil, dhe mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për vënien përpara përgjegjsisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore.

Arrestohet një 25-vjeçar, për zjarrëvënie në Ksamil.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.