TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka festuar sot 31-vjetorin e lindjes, disa muaj pas martesës së saj me aktorin britanik Callum Turner.
Në mesin e urimeve të shumta, vëmendjen e ka tërhequr urimi i nënës së saj, Anesa Lipa, e cila ka zgjedhur një fotografi të papublikuar më parë nga festimet e dasmës së vajzës së saj në Siçili.
Në foto, Dua shfaqet me një fustan të shkurtër argjendi me shkëlqim, çizme deri te gjuri dhe një vello nusërie, ndërsa mban në duar një buqetë me lule të bardha. Pranë saj pozon Anesa, e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe çizme të zeza.

Nëna e këngëtares e shoqëroi fotografinë me një mesazh të ndjerë, duke shprehur krenarinë për vajzën e saj dhe gjithçka që ajo ka arritur.
“Jam kaq krenare për atë që je dhe për gjithçka që ke arritur të bëhesh. Uroj që jeta të të kthejë gjithë dashurinë, mirësinë dhe lumturinë që ti dhuron.”
Anesa i uroi gjithashtu vajzës së saj një kapitull të ri të mbushur me momente të paharrueshme dhe arsye për të buzëqeshur, duke e mbyllur urimin në shqip me fjalët:
“Të dua pafund.”
Fotografia e rrallë nga dasma ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke sjellë një tjetër moment intim nga festimet e çiftit, të cilat kanë mbetur kryesisht larg vëmendjes së publikut.
