AKTUALITET, 23 Janar 2020, 15:06

‘Do të padis Salianjin’, Bardhi i përgjigjet Lefter Allës: Nuk të ndihmojnë dot haluçinacionet e kokainës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Lefter Alla deklaroi se do të padisë një nga anëtarët e partisë së tij, pikërisht Ervin Salianjin.

Bardhi thotë se reagimi i Lefter Allës është hilacak dhe qesharak dhe thotë se nuk e ndihmon dot halucinacionet nga kokaina.

Po ashtu Bardhi thotë se heshtja e Ramës tregon qartë se përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të përdorimit të kokainës dhe lidhjes së tij me grupe kriminale.

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

Është qesharak dhe hilacak reagimi Lefter Allës për të paditur Partinë Demokratike pse media publikoi videon, ku ai provohet si përdorues i kokainës. Haluçinacionet nga përdorimi i kokainës apo mbrojtja nga shkarkimi prej Edi Ramës nuk e ndihmojnë dot.

Edi Rama ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë politike ta shkarkojë menjëherë nga detyra Mr. Kokainën e Bulqizës. Edi Rama e di se një përdorues kokaine ka njohje dhe lidhje me grupet kriminale të shpërndarjes së saj.

Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të cilësisë së tij si përdorues kokaine dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës. ?

Fshehja pas përgjegjësisë individuale të Lefter Allës, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, Mark Babanit, Qerim Ismailajt apo Agron Malajt, është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin. Këta i ka përzgjedhur dhe emëruar Edi Rama. Ky është modeli dhe ekipi qeverisës që Edi Rama i ofron shqiptarëve! Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë ndarje të politikës nga krimi!❌❌❌

#KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama #RamaDeshtoi