TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me mbytjen e 14-vjeçares në lumin Devoll.
14-vjeçarja ka qenë duke u larë me vëllanë e saj 12 vjeç dhe shoqet. Ajo është futur në thellësi të lumit bashkë me shoqen e saj të ngushtë, ku uji i ka tërhequr poshtë.
Shoqja e ngushtë ka mundur të dalë me not nga lumi, por nuk ka mundur dot të nxjerrë 14-vjeçaren që është mbytur.
Në lumë kanë qenë 11 fëmijë, të cilin kishin shkuar për plazh së bashku që prej orëve të drekës. Të gjithë fëmijët, përfshi edhe viktimën 14-vjeçare, ishin banorë të lagjes “Ferma Partizani”, në Kuçovë.