TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se pushtetin tenton të arrestojë në mënyrë banditeske juristen Adriana Kalaja, aktivisten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila denoncoi vjedhjen e ndihmave nga ana e Ministrisë së Brendshme.
“Jam me Adrianen!!!! Pushteti tenton arrestimin banditesk te zj.Adriana Kalaja. Arsyeja ishte se denoncoi vjedhjen e ndihmave nga Ministria e Brendshme”, shkruan ai.
Vetë zonja Kalaja thotë se, pushteti nuk kap hajdutin dhe grabitësin, apo kriminelin, por denoncuesin.
“Unë u largova nga sheshi i teatrit për t’iu bashkuar familjes time, u rrethova nga dy makina, njëra makinë policie dhe tjetra private. Hapa pak xhamin dhe më tërhoqën zvarrë për të më futur në makinën e policisë dhe i kërkova disa herë fletën e arrestimit. Kjo është e patolerueshme”, thotë ajo.