AKTUALITET, 23 Tetor 2020, 18:49

Denoncimi/ U lirua nga komisariati, ish-deputeti Eduard Ndocaj: Ndaj meje u ushtrua dhunë!

Denoncimi/ U lirua nga komisariati, ish-deputeti Eduard Ndocaj: Ndaj meje u

Ish-deputeti Eduard Ndocaj, që u shoqërua sot në polici gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, denoncoi, sipas tij, dhunën që është përdorur ndaj në komisariatin e policisë së Lezhës.

“Kam ardhur nga Italia, posaçërisht për këtë eveniment, pasi jam ftuar nga përgjegjësi i kulturës në Bashkinë e Lezhës. Sapo ka mbërritur kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, është dhënë urdhër që të më largojnë. Ndaj meje është përdorur dhunë e unë së bashku me avokatin do bëjmë denoncim në Prokurori për rastin”, tha Ndocaj për mediat.

Policia shprehet se Ndocaj nuk ishte i ftuar në këtë aktivitet. Ndocaj i është përgjigjur forcave policore: “Kush ju ka thënë se unë nuk duhet të jem në këtë ceremoni”, iu ka thënë Ndocaj-policëve.

Forcat policore e kanë shoqëruar Ndocajn, sepse ky i fundit ishte pa ftesë në aktivitet. Pasi është mbajtur për disa orë në komisariat në Lezhë, Ndocaj është lënë i lirë.