AKTUALITET, 23 Tetor 2020, 18:37

Pastor Akili del "më katolik se Papa": E keni nxjerrë nga konteksti, lidhjet gay nuk i bekon Zoti!

Pastor Akili del "më katolik se Papa": E keni nxjerrë nga


Pastor Akili, i ftuar në emisionin "Rudina" në Tv Klan, ka folur për deklaratën e bujshme dhe historike, të Papa Françeskut, i cili tha se personat homeseksualë, kanë të drejtën e një familje dhe se ligji duhet të lejojë bashkëjetesat civile.

Por, Pastor Akili, duket se për këtë çështje ka dalë "më katolik se Papa", duke thënë se fjalët e Françeskut, janë keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteskti dhe se Zoti nuk i bekon lidhjet homoseksuale, pavarësisht se vetë Papa tha se ata kanë të drejtën e një familje.

Pastor Akili: Kam përshtypjen se është nxjerrë jashtë kontekstit, por po të lexosh midis fjalëve, teksti nuk ka të bëjë me legalizimin e martesave brenda të njëjtës gjini, por një lloj mbrojtje që Kisha dëshiron t'i japë, përmes një shpallje të tillë publike. të çdo lloj lidhje. Në këtë dimension, pra në dimensionin e lidhjeve mes homoseksuale, flitet për një lloj bashkëjetese civile, që do të krijojë mbrojtje financiare, sociale, një lloj njohje, që Papa Francesku thotë pothuajse si ligji për martesën, por nuk kemi të bëjmë me ligjin për martesën mes të njëjtës gjini.

Rudina Magjistari: Më shumë e rëndësishme se sa fjala martesë, apo bashkim civil, fjala familje, ka peshë më të madhe. Dhe ai e ka përmendur fjalën familje, ka thënë, kanë të drejtën e një familje, pra të krijojnë një familje së bashku.

Pastor Akili: Kështu e nxjerrim ne nga konteksti.

Rudina Magjistari: Ai e ka përmendur. Është shprehur tekstualisht kështu, ka thënë 'ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e një familje".

Pastor Akili: Çdo qenie njerëzore, që vjen në këtë botë, ka të drejtën e familjes, sepse të gjithë lindin përmes një prindi. Si qenie njerëzore, të drejtat tona mbrohen nga Kushtetutat Ndërkombëtare. Eshtë lajm, për faktin se Kisha historikisht ka qëndruar stoike, në dogmatizimin e linjës së saj të doktrinës, që flet qartë, po diskutojmë për një doktrinë të konstitucionalizuar prej 2 mijë vitesh, që lidhjet kundër natyrës nuk i bekon zoti. Po flasim për lidhjen në martesë të dy burrave apo dy grave. Deklarata që Papa ka bërë në 2013, është krejtësisht diçka tjetër, kundër një raporti të tillë civil.