AKTUALITET, 7 Shtator 2020, 11:09

Dalin emrat e autorëve të grabitjes me dhunë të 91-vjeçarit në Sarandë

Dalin emrat e autorëve të grabitjes me dhunë të


Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me grupin e grabitësve në zonën e bashkisë Finiq në Sarandë. Në pranga kanë rënë Kleo Hysi, 32-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë dhe Paris Qurku, 39-vjeç, lindur ne Lushnje dhe banues ne Sarande.

Mësohet se të dy të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm penale.

Ata në bashkëpunim me Jetmir Gerbin, 31-vjeç, lindur dhe banues në Kolonjë të Gjirokastrës kanë vjedhur me dhunë banesën e Dhimiter Papes, 91-vjeç në fshatin Malcan, Finiq të cilin e kanë dhunuar dhe i kanë marrë 20 mijë lek të reja dhe një armë gjahu “Bajkal” ruse e kalibrit 12 mm.