AKTUALITET, 7 Shtator 2020, 09:53

Pasi dekretoi datën e zgjedhjeve, Meta ikën me të birin në vendin e veçantë

Pasi dekretoi datën e zgjedhjeve, Meta ikën me të birin në


Një ditë pasi dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndan me fansat e tij një foto të veçante.

Meta përshëndet i qeshur nga mali i Tomorrit.

Kreu i Shtetit është shoqëruar në këtë udhëtim nga i biri i tij, Besi.

“Me Besin ne Malin e Tomorrit” shkruan Meta, bashkëngjitur fotos së postuar, që tregon edhe lidhjen e fortë babë e bir.