LIFESTYLE, 28 Dhjetor 2020, 13:56

“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët në burg”, Shpat Kasapi reagon pas lajmeve se u kap me kokainë: Faleminderit për shpifjet

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar pas lajmeve se një muaj më parë u kap me dy pako të vogla kokaine në lagjen Gjorce Petrov. Me anë të një postimi në Instastory, ka publikuar video nga një lokal në Tiranë duke thënë se gjithçka është shpifje.

“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, shkroi këngëtari.

Më parë, mediat maqedonase bënë me dije se është shkruar një procesverbal ndaj tij dhe është lënë për t’u gjykùar në gjendje të lirë.

Nga ana tjetër Shpati po jeton ditët më të bukura në jetën e tij private. Në datë 24 dhjetor ai kurorëzoi me fejesë lidhjen e tij me bukuroshen brune, Selvijen.

Këngëtari publikoi në rrjetet sociale një foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën bien në sy unazat e tyre.

“24 dhjetor 2020”, shkroi Shpati përkrah fotos. Ai nuk dha detaje të tjera rreth fejesës, por kishte paralajmëruar prej kohësh se do e zyrtarizonte lidhjen me bukuroshen brune.