AKTUALITET, 4 Maj 2020, 20:30

“Cirk vdekjeprurës me të sëmurin”, ish-deputeti Bardh Spahia publikon denoncimin e mjekes: I riu humbi jetën në spitalin e improvizuar në Elbasan

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar mbrëmjen e sotme denoncimin e një mjeke në lidhje me vdekjen e një 30-vjeçari në Sanatorium, i cili është zhvendosur në Elbasan, për shkak të sitautës me koronavirusin.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Spahia thekson se, vdekja e të riut me turbekuloz, erdhi për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik.

Në mesazhin e dërguar sipas demokratit, nga një mjeke, thuhet se i riu, i është nënshtruar në operacioni për apendicit në Tiranë, dhe më pas është transportuar sërish në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një ditë më vonë nga tromboza.

MESAZHI I ISH-DEPUTETIT

Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium. Jeta e tij shkoi dëm vetem për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash.

Denoncimi më poshtë tregon kalvarin 24 orësh Elbasan – Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën. Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!

Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale!

Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj.