AKTUALITET, 4 Maj 2020, 19:51

U shtynë prej koronavirusit, Serbia cakton datën e zgjedhjeve

U shtynë prej koronavirusit, Serbia cakton datën e zgjedhjeve

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen të dielën e 21 qershorit.

Vendimi është marrë sot, pas një takimi të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me përfaqësuesit e partive politike.

Zgjedhjet ishin përcaktuar të mbaheshin në prill, por u shtynë për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, qeveria serbe pritet që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme më 6 maj. Presidenti Aleksandar Vuçiç është shprehur nëse parlamenti e miraton nga e enjtja nuk do të ketë më shtetrrethim.