AKTUALITET, 29 Dhjetor 2020, 13:00

Cakaj dha dorëheqjen, Yuri Kim: Suksese në përpjekjet tuaja të ardhshme

Cakaj dha dorëheqjen, Yuri Kim: Suksese në përpjekjet tuaja

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga posti i Ministrit të Jashtëm në detyrë.

Ambasadorja falenderon Cakajn për bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë.

Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju.

Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit” mbyllet postimi.