SPORT, 5 Shtator 2021, 20:41

Broja nuk i fsheh emocionet për golin e fitoren ndaj Hungarisë: Shumë krenar për këtë fanellë!

Broja nuk i fsheh emocionet për golin e fitoren ndaj Hungarisë:

Protagonisti absolut në sfidën ndaj Hungarisë, Armando Broja, ka treguar se ai ndihet krenarë për këtë moment dhe për golin e realizuar.

Për “Supersport”, sulmuesi në pronësi të Chelsea tha:

“Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tri pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë.

Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tri pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në fushë dhe jemi të kënaqur.

Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin.

A ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them”.