BOTA, 28 Gusht 2025, 17:26

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov: Jemi të interesuar për negociata, pavarësisht sulmeve ndaj Kievit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov: Jemi të interesuar

Kremlini është rikthyer me deklarata pas sulmeve ruse që ndodhën në Kiev gjatë natës. Sipas zyrtarëve ukrainas, të paktën 15 persona, përfshirë një fëmijë 2-vjeçar, u vranë nga granatimet. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë tashmë se sulmet synojnë vetëm objektiva ushtarake, me Kremlinin që e përsërit këtë qëndrim.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia mbetet e interesuar në negociata për të arritur qëllimet e saj.

“Operacioni ushtarak special vazhdon”, tha ai, duke iu referuar pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, i cili filloi në shkurt 2022. 

“Ju e shihni që sulmet ndaj infrastrukturës ruse vazhdojnë dhe shpesh infrastruktura civile në Rusi është në shënjestër të regjimit të Kievit. Në të njëjtën kohë, Rusia do të ruajë interesin e saj për të vazhduar procesin e negociatave me qëllim arritjen e qëllimeve që kemi vendosur përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, shtoi ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me perspektivën e një armëpushimi, ai tha se çdo propozim që mund të kontribuojë në paqe duhet të diskutohet “me diskrecion”.

“Nuk janë arritur marrëveshje për këtë çështje”, përfundoi Peskov