BOTA, 18 Gusht 2025, 19:58

Takimi me Zelenskyn, Donald Trump: Nuk është i nevojshëm armëpushimi për marrëveshjen e paqes

Takimi me Zelenskyn, Donald Trump: Nuk është i nevojshëm

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se nuk është e nevojshme të ketë armëpushim për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

“Sipas meje, nuk ka nevojë për armëpushim. Shikoni gjashtë marrëveshjet që kam arritur këtë vit, të gjitha u realizuan ndërsa vendet ishin ende në luftë, nuk bëra ndonjë armëpushim,” tha Trump.

Ai shtoi se ndonëse mund të jetë e dobishme, kupton strategjikisht pse një nga vendet nuk do të donte armëpushim.

“Bëhet armëpushim dhe ata rindërtojnë dhe rindërtojnë, ndoshta nuk duan këtë.”

Trump theksoi se i pëlqen koncepti i armëpushimit, pasi njerëzit do të ndalojnë së vrari, por sipas tij, “mund të punojmë për një marrëveshje paqeje ndërsa ata vazhdojnë të luftojnë.”