TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Radio RTL në Francë raporton për një njësi sekrete të ushtrisë që po përgatitet të veprojë në prapavijë të frontit dhe me gjasë të ndihmojë Ukrainën në ofensivat e veta.
Njësia është dislokuar në Estoni dhe ajo përgatitet të “infiltrojë, afrohet, anashkalojë pozicionet e armikut”. Qëllimi i njësisë do të jetë zbulimi dhe mandej kalimi i informacioneve palës ukrainase që të veprojë.
"Stafi po stërvitet në kushte reale dhe ata janë gati të mbrojnë aleatin e tyre estonez", citon media në fjalë një rreshter të njësisë.
Aktualisht në Estoni po zhvillohet një stërvitje e NATO-s me 14 000 trupa për t’i treguar Rusisë se “një pushtim i Estonisë është një ide e keqe”.